Diplomohen mbi 12 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, Kushi: Shfrytëzoni praktikat e punësimit

Janë diplomuar njëherazi mbi 12 mijë studentë, të 7 fakulteteve përbërëse të Universitetit të Tiranës.  Kjo ishte ceremonia më e madhe e diplomimit e zhvilluar ndonjëherë në Universitetin e Tiranës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se studentët janë në vëmendjen e qeverisë. Kushi kërkoi nga të sapodiplomuarit të shfrytëzojnë praktikat e punësimit që janë fillimisht për 3 muaj, më pas me kontrata 1-vjeçare e më pas kontrata të përhershme.

“E të gjithë ata që do të hyjnë direkt në tregun e punës dua t’ju them që edhe për ju misioni ynë nuk përfundon këtu. Sepse suksesi ynë i përbashkët varet nga sa dhe si do të integroheni në tregun e punës. Sa njohuri që keni marrë, aftësi që keni marrë do t’ju vlejnë për një karrierë të suksesshme. “Për maturantët kam një mesazh. Ata që janë në procesin e provimeve. Kanë dhënë provimin e parë të gjuhës së huaj, nesër kanë atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. U uroj shumë suksese dhe nëse nuk e kanë vendosur ende se ku do të studiojnë, i ftoj ta vlerësojnë Universitetin e Tiranës, t’i vlerësojnë universitetet shqiptare", tha Kushi.

Ceremonia e diplomimit për shkak të pandemisë nuk ishte zhvilluar më herët, për dy vite radhazi dhe tashme i kthehet traditës së hedhjes së kapeleve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos o: 07/06/2023 10:09

    Diplomat ja u morrën peng?

    Përgjigju
  • Xxxxx: 07/06/2023 08:51

    O zot arsimi ka marre fund.Ministrja thjesht di ti krehe floket bukur tek parukjerja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet