Disa arsye pse nuk duhet
të konsumoni pije energjike

Disa arsye pse nuk duhet<br />të konsumoni pije energjike
Nëse vendosni të gjallëroheni duke pirë një pije energjike, kjo është mënyrë e gabuar. Mendoni për alternativa të tjera, si bëni një shëtitje në natyrë apo pini ujë, në vend të konsumimit të sheqerit dhe kafeinës që përmbajnë pijet energjike.
 
Efektet anësore të konsumimit të pijeve energjike janë tepër të rënda. Ata ju shkaktojnë dridhje trupi, ju përzihet në stomak, marramendje, dhimbje gjoksi, pagjumësi, madje edhe goditje në zemër.
 
Vetëm për shkak se ata janë lehtësisht të gjendshme në dyqane, nuk do të thotë se ju duhet t’i konsumoni pasi shkaktojnë dëme anësore serioze për shëndetin tuaj.
 
DISA ARSYE PSE NUK DUHEN KONSUMUAR PIJET ENERGJIKE
 
Stresi dhe ankthi
Një nga arsyet pse duhet të ndaloni konsumimin e pijeve energjike është se ato shkaktojnë ankth dhe stres. Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe sheqerna, dy përbërës që janë të njohur për shkaktim ankthi dhe stres kronik.
 
Sheqeri i lartë
Përveçse se sigurojnë energji artificiale, këto pije përmbajnë shumë sheqerna, mesatarisht, 15 lugë kafeje sheqer. Kjo shkatërron sistemin imunitar, rrit inflamacionin dhe çon në prishjen e dhëmbëve. Gjithashtu, ndikojnë në shtimin e peshës.
 
Ndryshimet e humorit
Studimet kanë treguar se ata të cilët konsumojnë shpesh stimulues kafeine, reduktojnë lëndën e serotonit, lëndë përgjegjëse me ndjesitë e humorit. Nëse kjo lëndë mungon ulet humori, rritet ankthi dhe depresioni. 

Lodhje të veshkave
Pasi kafeinës i kalon efekti, trupi ndjehet i lodhur. Sipas studiuesve, shkruan “Daily Mail”, kjo është simptomë e lodhjes së veshkave, pasi mbi konsumon lëndë. Doza e marrjes së kafeinës, është individuale. Që do të thotë ndryshon nga një person në një tjetër. Masa 499 miligram për 999 miligram në një periudhë ditore,  shkakton disa nga pasojat më të rënda anësore.
 
B Vitaminat
Kjo vitaminë është një nga përbërësit në pothuajse çdo pije energjike. Kjo, sigurisht që është e dobishme për të marrë raportin e rekomanduar ditor, nëse tejkalohet masa më shumë se 34 mg mund të shkaktojë  rrudhje të lëkurës dhe efekte të tjera të padëshiruara.
 
L - theanine
Ky aminoacid është gjendet tek çali i gjelbër dhe është i dobishëm për trupin.  Po mbidoza, sipas kërkimeve shkencore edhe pse rrit vigjilencën, mbi kalimi i normës shkakton edhe pasoja anësore jo të dëshirueshme.
 
Reaksionet alergjike
Kafeina në pijet energjetike, mund të çojë në disa reaksione alergjike të tilla si skuqje, kruajtje, ënjtje të gjuhës, gojës, fytyrës apo buzëve. Përveç këtyre shkakton edhe vështirësi në frymëmarrje, ngushtësi në gjoks dhe të vjella. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë, shoqërohen në polici dy banorë të fshatit! Po hetohet edhe pista e vrasjes

Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë, shoqërohen në polici dy banorë të fshatit! Po hetohet edhe pista e vrasjes