Disa celularë nuk do kenë më
WhatsApp, zbuloni se cilët

Disa celularë nuk do kenë më<br />WhatsApp, zbuloni se cilët
Në fund të muajit dhjetor aplikacioni WhatsApp nuk do mund të jetë i aksesueshëm për të gjithë llojet e celularëve.

Në një postim blog-u zëdhënësi i kompanisë është shprehur se shkak për këtë janë bërë përditësimet e njëpasnjëshme nga kompania, dhe se këto celularë nuk do e përballojnë dot më aplikacionin.

"Ndërkohë që këto pajisje të lëvizshme kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, ato nuk ofrojnë llojin e aftësive që ne kemi nevojë për të zgjeruar tiparet e aplikacionit tonë në të ardhmen." ka thënë zëdhënësi i kompanisë WhatsApp.

WhatsApp nuk do mund të jetë i aksesueshëm për përdoruesit e iPhone 4, 4S, ose 5 nëse nuk kanë përditësuar versionin e ri të iOS 10 e ndërsa e njëjta gjë do të ndodh edhe tek smartfonët apo tabletët që funksionojnë me Android-in e vjetër.

Lista e telefonave që ndalojnë së funksionuari ne fund të dhjetorit
Android 2.1
Android 2.2
Windows Phone 7
iPhone 3GS/iOS 6

Nga qershori i vitit 2017 nuk do të jetë i disponueshëm në këto telefona
BlackBerry
BlackBerry 10
Nokia S40
Nokia Symbian S60


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime