Disa defekte të udhëzimit për financimin e studentëve shqiptarë në universitetet e huaja

Disa defekte të udhëzimit për financimin e studentëve shqiptarë në universitetet e huaja

Nuk do kisha shkruar kurrë për këtë temë nëse im bir nuk do ishte maturant ekselent në një nga shkollat publike të Tiranës. Kisha dëgjuar se qeveria Rama 1 menjëherë pas ardhjes në pushtet kishte miratuar një ligj që mbështeste me bursë të gjithë studentët e ekselencës që do të studionin jashtë Shqipërisë në një universitet të njohur por nuk isha interesuar për detajet pasi ishte jashtë sferës sime të interesit.

Sidoqoftë nisa të lundroj në faqen e Ministrisë së Arsimit rreth këtij ligji i cili ishte plotësuar nga disa udhëzime të cilat e bënin më të qartë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin që duhet të paraqesë një student i ardhshëm që të përfitojë nga fondi i ekselencës.

Duke parë me vëmendje kriteret për përfitimin e financimit nga shteti shqiptar në Kreun II vura re se për 100% burse studenti duhet të jetë pranuar në një nga 15 universitetet më të mira të botës sipas renditjes sëTimesHigherEducation. Deri këtu mendoj është në rregull, por problemi madhor qëndron tek opsioni i dytë, i atyre që nuk kanë fituar në 15 universitetet më të mira botërore. Për këta qeveria ka parashikuar një financim prej 25%, nëse kanë siguruar 75% të shpenzimeve universitare dhe tarifës së shkollimit (jo më shumë se 8000 Euro në vit. Por cilët nga këta kualifikohen për ta marrë këtë bursë? Kriteri kryesor sipas udhëzimit (nr.16, 1.08.2014, kreu II, pika 1 paragrafi i është: “Universiteti është i mirënjohur në ShBA dhe në një nga vendet anëtare të BE”.

Ky kriter është sa evaziv aq edhe absurd. Duket që as nuk është lexuar me vëmendje dhe as nuk është marrë mendim i gjerë për këtë, ose ka ndodhur më e keqja: është lënë në këtë formë për t’i hapur rrugë abuzimeve nga autoritetet për të futur nxënësit me preferenca politike, fisnore, ekonomike etj etj. Pse e them këtë? Në rastin e financimit 100% është marrë si referencë renditja e THE, ndërsa në rastin e financimit të pjesshëm (deri 25%) është lëshuar fare kapistalli duke iu referuar universitetit pritës si “i akredituar dhe i mirënjohur” në ShBA ose BE.

E para, kush e përcakton faktin nëse një universitet është “i mirënjohur” ose jo? Kjo është krejt relative. Psh për një evropian që jeton në Rumani, Universiteti i Bukureshtit është i mirënjohur, ndërsa ai i La Sapienzas në Romë nuk është aq i njohur. Për kë duhet të jetë i mirënjohur ky universitet? Për anëtarët e komisionit? Për ministrin? Për median? Për shoqërinë? Kush e përcakton këtë cilësi? Apo në momentin e përzgjedhjes anëtarët e komisionit do lundrojnë nëgoogle apo THE dhe do e përcaktojnë nëse “hyn te të mirënjohurit apo jo”. Kjo për mua është sa absurde dhe serioze aq edhe qesharake dhe groteske. Duhet zgjidhur urgjentisht me një udhëzim të dytë sa pa u bërë qesharakë në sytë e botës. Zgjidhja? Ka dhjetëra. E para mund t’i referohesh përsëri renditjes sëTimesHigherEducation, duke shtuar se studenti qëështë pranuar në universitetin me renditje më të mirë do të kualifikohet për bursë. Të themi nga 15 deri në 100 vendet e para. Dhe këtu psh. hyn edhe Universiteti Tsinghua në Kinë por që për mua nuk është i mirënjohur... dhe besoj as për ju dhe sigurisht as për komisionin përzgjedhës të studentëve për bursën e ekselencës. Por ky universitet është i 22 në renditjen e THE. A duhet financuar një student shqiptar në këtë universitet apo dikush që studion në Universitetin e Pizës, që mban vendin e 301-të në renditjen e THE. Unë mendoj se logjika thotë të financohet ai qëështë pranuar në universitetin kinez që mban vendin e 22-të.

Problemi tjetër madhor i këtij udhëzimi është përcaktimi se universiteti ku është pranuar studenti që do marrë financim të pjesshëm duhet të jetë nga ShBA apo një nga vendet e BE. E preka pak më lart se arsimi i lartë cilësor nuk është më pronë e ShBA dhe për më tepër e vendeve të BE ku hyn edhe Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Polonia e Kroacia, me gjithë respektin që kanë këto vende sa i takon arsimit. Por asnjë nga 100 universitetet më të mira në botë nuk i takon njërit prej këtyre vendeve të sipërpërmendura. Atëherë si mundet që qeveria të financojë një student vetëm se ky ka fituar bursënë një universitet të BE dhe jo dikë që ka fituar në Kinë, Singapor, Hong Kong, Kore e Jugut, Rusi apo diku tjetër? Pse ky evazion? Pse ky subjektivizëm? Pse nuk përcaktohet qartësisht se do financohet ai qëështë pranuar në universitetin që ka renditjen më të lartë dhe jo sipas preferencave gjeografike? 

Mendoj se është e udhës dhe urgjente të hiqet përcaktimi gjeografik nga udhëzimi për fondin e ekselencës dhe të vihet vetëm një kriter: ai i renditjes së universitetit ku studenti është pranuar. Kjo do ishte e drejtë dhe nuk do linte shkas për hamendësime, korrupsion, padrejtësi dhe nepotizëm. Besoj se kjo ia lehtëson punën cilitdo komision apo ministër.

Gjithashtu, nëse do rishikohet ky udhëzim mendoj se duhet të futen edhe disa kritere të tjera lidhur me degët që do financohen nga Fondi i Ekselencës, sepse ne nuk mund të financojmë 90 studentë për shkenca politike apo shoqërore dhe 10 studentë për shkenca natyrore. Duhet të vendoset një raport më i drejtë sipas nevojave të vendit tonë dhe duke inkurajuar në veçanti ata që janë përzgjedhur për të studiuar në shkenca natyrore apo edhe ekonomike, pasi dihet që shkalla e vështirësisë së pranimit dhe konkurrenca për këto bursa është edhe më e madhe.

Sidoqoftë këto janë disa mendime joprofesionale dhe mendoj se akademikët shqiptarë i kanë aftësitë dhe kapacitetin për të gjykuar më saktë, nëse ministria do të kërkonte mendimin e tyre. Mendoj se në konsultat dhe grupet e punës për këtë udhëzim duhet të përfshihen edhe prindër apo studentë që përbëjnë grupin e interesit në këtë rast, të cilët e dinë më mirë dhe e prekin realitetin e studimit jashtë Shqipërisë. Duke qenë se po afron sezoni i provimeve të maturës dhe i përzgjedhjes së studentëve nga universitetet e huaja, mendoj se është urgjente nxjerrja e një udhëzimi tjetër më të detajuar dhe ku defektet e udhëzimeve të para janë korrigjuar. Shpresoj që ky artikull të mos kuptohet politikisht por si shqetësimi i një prindi që kërkon më të mirën dhe më të drejtën për fëmijën e vet

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale