Disa fakte mbi hipertensionin
simptomat dhe si ta parandalojmë

Disa fakte mbi hipertensionin<br />simptomat dhe si ta parandalojmë<br>
Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatë. Bazuar në statistikat Europiane, kjo sëmundje prek rreth 30-45 % të popullatës së rritur.

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve, shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avanuara, një sëmundje të trajtueshme, por, që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm, pra pacienti duhet të jetë në ndjekje të vazhdueshme nga mjeku kardiolog.

Fakte mbi Hipertensionin:
- Hipertensioni  dëmton zemrën dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, trurit, duke rritur % e sëmundshmërisë dhe vdekshmërinë 
- Individët mund të kenë hipertension por, mund të injorojnë praninë e tij, gjë e cila çon në mostrajtim të sëmundjes në kohë 
- Me kalimin e moshës rritet edhe mundësia e pranisë së hipertensionit
- Stili i jetesës është faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit, dhe këtu vlen të përmenden zakone të tilla si: jeta sedentare, duhanpirja, përdorimi i tepruar i kripës..etj

- Një pjesë e rëndësishme e pacientëve që vuajnë nga Hipertensioni, mund të kenë nevojë për vazhdimin e terapisë gjatë gjithë jetës. Megjithatë, krahas këtyre fakteve “të zymta”, ekziston edhe një evidencë optimiste që respekton ekuilibrin perfekt të universit.

- Në pjesën më të madhe të rasteve, hipertensioni, është sëmundje lehtësisht e trajtueshme
- Kontrolli/normalizimi i vlerave të tensionit shoqërohet me kontroll dhe evitim të plotë të pasojave të tij
- Gjenaratat e reja të medikamenteve, antihipertensivët, janë gjithmonë e më shumë të tolerueshme dhe shumë më të pranueshme nga pacientët, dhe më e rëndësishmja me më pak efekte anësore dhe shumë më pak impenjative për ta. Medikamentet që merren një herë në ditë, me një kontroll të qëndrueshëm të tensionit në 24 orë, janë tashmë të zakonshme.

- Modifikimi i stilit të jetës, me të cilën nënkuptojmë aktivitet fizik të kontrolluar,rënie në peshë, dietë e kontrolluar, kanë një ndikim të drejtpërdrejt  në kontrollin /normalizimin e tensionit dhe jo vetëm. Një stil jete i shëndetshëm është baza e një shëndeti të mirë për të gjithë ne.

Kujdes! 
Nëse përjetoni shqetësime të tipit:
• Dhimje të fortë koke 
• Lodhje dhe konfuzion
• Probleme me shikimin 
• Dhimbje gjoksi
• Vështirësi në frymëmarrje
• Rrahje të çrregullta zemre
• Gjak në urinë
• “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh 

…..atëherë, ka shumë mundësi të jeni përpara një krize hipertensive, me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është me rëndësi vitale të kontaktoni urgjentisht mjekun kardiolog. Por gjithmonë e rëndësishme është të kryeni kontrolle të rregullta te mjeku specialist, sepse parandalimi është më mirë sesa kurimi.
 
Departamenti i Kardiologjisë Hygeia
Tel: 04 23 90 000
Website: www.hygeia.al
Facebook: web.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT/


l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës