Disa gjëra që nuk i dini
për Francesco Becchettin

Disa gjëra që nuk i dini<br />për Francesco Becchettin
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti u bë një personazh i njohur në Shqipëri me hapjen e televizionit “Agon Channel”, por ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej shumë vitesh.

Emri i tij në Shqipëri lidhet me ndërtimin hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin mori leje nga qeveria “Nano” në vitin 1997 dhe me importin e plehrave.

Me anë të hidrocentralit që nuk u ndërtua kurrë, 49-vjeçari arriti të përfitonte me anë të manovrave dhe mashtrimit miliona euro nga investitorë të ndryshëm.

Becchetti së fundmi bleu dhe ekipin e Leyton Orient në ligën e tretë në Britani për 7 milionë paund.

49-vjeçari zotëron Becchetti Energy Group (BEG), me të cilën në vitin 1997 fitoi të drejtën nga qeveria e Fatos Nanos në vitin 1997 për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçcit.

Becchetti vjen nga një familje që është marrë me përpunimin e mbetjeve. Daja i tij, Manlio Cerroni që njihet ndryshe si "Mbreti i Plehrave", është pronar i landfillit famëkeq Malagrotta. Cerroni është arrestua dhe për trafikim të mbetjeve.

Gjithashtu, Beccheti ka investuar dhe në sektorin e energjisë së erës në Ballkan.

Mediat në Britani pas blerjes së ekipti të Leyton Orient e kanë krahasur atë me personazhin e Tony Soprano në filmin serial “The Sopranos”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja