Disa këshilla, çfarë duhet të
bëni për të parandaluar gripin

Disa këshilla, çfarë duhet të<br />bëni për të parandaluar gripin
I gjithë vendi po kalon një epidemi të theksuar gripale. Gjë që çoi edhe në mbylljen e shkollave deri në 9 janar, për të shmangur përhapjen e virozës.
 
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit.
 
Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar virozën:
- Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.
 
- Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.
 
- Të mos pështyhet në tokë.
 
- Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.
 
- Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.
 
- Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.
 
Masa të distancimit social
- Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.
 
- Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.
 
- Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhet të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.
 
Vaksinimi
- Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.
 
- Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.
 
- Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.
 
- Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
       - Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
       - Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
       - Persona që vuajnë nga diabeti;
       - Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
       - Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
       - Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
       - Persona me sëmundje tumorale;
       - Persona obezë;
       - Gra shtatzëna;
       - Personel shëndetësor.
 
- ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.
 
Masa të tjera të kujdesit shëndetësor
 
- ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.
 
- ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.
 
- Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarrje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm si dhe të funksionojë menjëherë sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.
- Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit