Stina e verës është stina më e bukur për shumicën e njerëzve, plazh, pushime, diell, party dhe shumë argëtime që marrin tjetër kuptim në këtë stinë.
Por sipas studiuesve të sjelljes njerëzore, ka disa mënyra që këtë stina ta shijoni në maksimum.
Mos e kaloni gjithë kohën në shtëpi
Është koha të dilni jashtë shtëpisë e të shijoni motin e ngrohtë. Fikni kompjuterin dhe shmangni sa më shumë mjetet elektronike. Eksploroni ambientin rreth e qark jush, dilni me miqtë ose argëtohuni në pishina. Çdo pasdite, kur dielli është duke perënduar dhe ajri fillon e freskohet dilni bëni një shëtitje në qytet. Është një dhuratë që mund t’ia bëni vetes, të shijoni mbrëmjet e bukura të verës.
Udhëtoni
Vera është një periudhë e shkëlqyer për të udhëtuar. Bëhuni një grup me miq apo familjarë dhe nisuni me pushime. Fëmijët nuk kanë pse të shqetësohen se do të mungojnë në shkollë, pasi janë pushim.
Ushqime të ftohta
Hani akullore apo kos të ftohtë, bëni ushqime të freskëta me prodhimet e stinës dhe kënaquni me fruta të shtrydhura.
Shijoni sa më shumë kohën me miqtë
Mblidhuni së bashku dhe argëtohuni jashtë ambienteve të shtëpisë. Ikni për të notuar, për të bërë lojëra argëtuese dhe thjesht shijoni verën. Kënaquni në kohën tuaj të lirë për të shkuar së bashku në festa, kinema e teatër. Në verë duhet të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe ky është një privilegj që në dimër nuk e keni. Kujdesuni për marrëdhëniet tuaja personale.
Vishni rroba të përshtatshme
Koha për të nxjerrë nga dollapi pantallonat e shkurtra, fundet e fustanet e freskëta është padyshim vera, ndaj vishini për të qenë sa më rehat, me kusht që të jenë veshje të përshtatshme. Nga ana tjetër, evitoni xhinset dhe bluzat sintetike.
Mos bëni krahasime
Ajo që duhet të bëni është thjesht të jetoni jetën tuaj. Mos kini zili pushimet e të tjerëve, si i kalojnë dhe në çfarë vendi apo shteti. Mos e krahasoni veten me askënd tjetër, pasi jeta juaj mund të jetë e mrekullueshme nëse ju e dëshironi një gjë të tillë.
Shplodhuni gjatë pushimeve verore
Është një periudha kur duhet të keni marrë lejen vjetore apo jeni me pushimet e shkollës. Nëse keni punë të papërfunduara në shtëpi apo projekte gjatë kësaj vere, përpiquni që t’i përfundoni ato më herët, kështu që nuk do t’ju duhet të nxitoni para se të riktheheni sërish në punë apo në shkollë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com