Disa këshilla të vlefshme që të ruani
dhe të përmirësoni shpejt shikimin

Disa këshilla të vlefshme që të ruani<br />dhe të përmirësoni shpejt shikimin
Përdorimi i celularëve, laptopëve, televizorëve, etj, na ka bërë që të kemi probleme me shikimin.
 
Ja disa këshilla për të ruajtur sytë tuaj dhe të përmirësoni shikimin pa përdorur syze.
 
Çdo 3 orë mbyllni dhe pushoni sytë për një minutë, për shkak se sytë funksionojnë si çdo pjesë tjetër e trupit tonë dhe kanë nevojë për pushim.
 
Përpiquni që të bëni ushtrimet për sy kurdo që keni kohë, sepse do të keni dobi, mbyllni njëher njërin sy dhe njëher tjetrin për disa herë me radhë.
 
Duke bërë ushtrime për një muaj dhe do të vini re dallimin.
 
Lëngu i karotës është jashtëzakonisht i mirë për sytë dhe i pastron ata, pas hedhjes së lëngut të karotës në sy, bëni masazh me gishta.
 
Nëse mbani lente duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse duhet patjetër ti hiqni, në mënyrë që sytë të pushojnë .
 
Përdorni ujë të ngrohtë në mënyrë që ti pastroni sytë dhe duke bërë këtë do të ulni shansin për shfaqje të infeksioneve në sy.
 
Para shkuarjes në gjumë mos rrini para laptopit, celularit apo televizorit, të paktën një orë, sepse kjo do të zgjidhë problemin me acarimin.
 
Përpiquni që të fokusoheni në një pikë disa herë në ditë. Nëse kjo pengon shikimin tuaj apo ju lotojnë sytë, mbyllni dhe qetësojini për një minutë.
 
Nëse bëni rregullisht këto, nuk do të jeni të detyruar të shkoni te okulisti, prandaj mos i anashkaloni këto këshilla.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike