Disa mënyra të thjeshta për të qenë elegante dhe të sofistikuara

Disa mënyra të thjeshta për të qenë elegante dhe të sofistikuara

Bizhuteri

Cili prej nesh nuk dëshiron të ndihet mirë kudo që të jeni dhe me këdo që ju takoni? Kur duam të dukemi bukur në rastin e duhur? Pra duam të jemi sa më trendi dhe elegante, por sigurisht pa shpenzuar shumë.

Ja se si disa truke të vogla na bëjnë të dukemi më të sofistikuara në çdo kohë të ditës:

Këmishë e bardhë: një veshje klasike që zgjidh çdo situatë. Me pantallona ngjyrë bezhë, ngjyrë blu apo të kuqe, thjesht do të dukeni perfekt!

Kapelë kashte: ato mund t’i gjesh me një çmim shumë të lirë dhe të japin një pamje elegante dhe bon ton. Me një buzë të gjerë, me një palë syze, do të na japin pamjen e një ylli të vërtetë.

Efekti i metalit: xhaketa si e viteve ’80 nëse ka ngjyra metalike është e përkryer për të na bërë të ndihemi shumë trendi.

Perlat: varësja e perlave ndoshta është pak për zonja, por thjesht ndryshoni madhësinë e tyre për të qenë shik. Një palë vathë të varur do të jetë e përkryer për çdo rast!

Xhaketa: xhaketat e strukturuara sigurisht që ja në për zonja, por xhaketat sportive të shkurtra, smoking, janë ideale për çdo situatë. Me ngjyrat si: blu elektrike, e verdhë, por edhe pastel shkon shumë me rrobat me dantella.

Syze dielli: aksesorët janë ata që bëjnë diferencën. Fokusohuni tek syzet që bien në sy dhe që mund t’i përdorim dhe në mbrëmje për të mbajtur flokët në rregull!

Veshja e kuqe: patjetër që guximi është i domosdoshëm. Një veshje shumë e thjeshtë do të jetë super nëse në vend të ngjyrës së zezë anonime do të zgjidhni të kuqe. Për të rënë në sy pa e tepruar.

Bizhuteritë: nëse veshja është e butë dhe këpucët nuk janë veçanërisht të ndritshme, le të përqendrohemi te bizhuteritë. Vera është sezoni i duhur për t’i ekspozuar ato.

Pantallona të buta: të përshtatshme për të gjithë, ato janë një pasqyrë e vërtetë e veshjeve tona. Mund të kombinohen me bluza të thjeshta ose këmishë me dantellave për t’u dukur mirë dhe pa e tepruar.

Këpucët: çdo veshje e kombinuar me këpucën e duhur është e përsosur dhe elegante. Të rinjtë dëshirojnë ngjyrën e arit ose nuancat në ngjyrë bezhë, për aq kohë sa ato janë të kombinuara me çantën. Me një takë 10 cm ato nuk do t’ju krijojnë vështirësi për t’i mbajtur dhe për t’ju dhënë një pamje elegante dhe të rafinuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)