Disa nga ushtrimet më të mira për dobësim

Disa nga ushtrimet më të mira për dobësim

Ushtrime aerobie që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt

Nëse dëshironi të digjni kaloritë dhe të humbisni kilogramët e tepërt, ushtrimet e aerobisë janë më të mira se ushtrimet për rritje të forcës, pohojnë shkencëtarët.

Hulumtimi i ri, i cili është publikuar në revistën Journal of Applied Physiology, ka krahasuar efektin e ushtrimeve për rritje të forcës dhe ushtrimeve aerobe. Në hulumtim kanë marrë pjesë 234 meshkuj dhe femrat dhe të gjithë ishin të trashë. Hulumtimi ka zgjatur 8 muaj. Pjesëmarrësit kanë qenë të ndarë në grupe. Një grup ka ushtruar ushtrimet të forcës dhe ushtrime aerobe, ndërsa grupi tjetër vetëm ushtrime aerobe.

Pas 8 muajsh vetëm 119 prej tyre nuk kanë hequr dorë nga programi i ushtrimeve. Ata që kanë bërë ushtrime aerobe mesatarisht kanë humbur 1.7 kg, ndërsa ata që kanë ushtruar edhe ushtrimet për forcë edhe ushtrime aerobe mesatarisht kanë humbur 1.6 kg. Edhe pse humbja e kilogramëve nuk ishte e dallueshme, humbja e centimetrave ishte e  dukshme. Kështu, humbja totale e centimetrave rreth belit te meshkujt ishte 100, ndërsa te femrat mbi 90.

Nëse reduktimi i përqindjes së yndyrave në trupin tuaj është synimi juaj, ekspertët rekomandojnë ushtrime aerobe. Nga ana tjetër, nëse dëshironi të ushtroni pjesë të caktuara të trupit dhe t’i formoni ose forconi, ekspertët rekomandojnë ushtrimet për forcë. Ushtrimet për forcë janë të shkëlqyeshme edhe për rritjen e masës muskulore, e cila humbet me plakjen, prandaj grupi i cili ka bërë ushtrime të kombinuara ka humbur edhe më pak kilogramë. Muskujt janë të më të rëndë se yndyrat. Nëse bëni trening të kombinuar njëkohësish do të humbni yndyra dhe do të rritni përqindjen e indit muskulor.

Nuk jemi duke dashur që t’i nxisim njerëzit që të mos bëjnë ushtrime të rezistencës. Gjithçka varet nga personi në person dhe që të gjithëve u rekomandoj që të këshillohen me ekspertin, veçanërisht nëse janë të trashë dhe kanë probleme me shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Udhëheqësi i hulumtimit, Leslie Willis

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën