Disa simptoma që paralajmërojnë 
kancerin e gjirit që nuk i dinit

Disa simptoma që paralajmërojnë <br />kancerin e gjirit që nuk i dinit
Kanceri i gjirit vazhdon të jetë edhe sot një nga llojet më të zakonshme (së bashku me kancerin e lëkurës). Vetëm në Amerikë priten 320,000 raste të reja gjatë 2015-ës, ka raportuar Shoqata amerikane e kancerit.

Sipas ekspertëve, gjendrat në gjoks janë simptomat klasike që paralajmërojnë kancerin e gjirit, por femrat duhet të jenë të kujdesshme të evidentojnë edhe simptoma të tjera më pak të njohura.

Disa prej tyre janë fryrja ose enjtja e gjoksit në disa zona ose në tërësi, irritim i lëkurës dhe ‘rrudhje’ e saj në zonën e gjoksit, futje brenda e thithkës së gjoksit, sekrecione të thikës që nuk janë qumësht, skuqje ose trashje të thikës dhe të lëkurës përreth.

Simptoma të tilla duhen diagnostikuar tek mjeku dhe nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë. Jo domosdoshmërisht paralajmërojnë një sëmundje kancerogjene, por pa e dëgjuar këtë nga goja e mjekut, nuk mund të jeni të sigurt.

Prandaj tregohuni të kujdesshëm dhe konsultoheni me mjekun tuaj.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com).

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane