Disa të arrestuar në Durrës dhe Elbasan për vepra të ndryshme penale

Disa të arrestuar në Durrës dhe Elbasan për vepra të ndryshme penale

Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 51-vjeçar me iniciale R. P., është arrestuar pasur në një lokal ku ai punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Po ashtu, në pranga është vënë A. N., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.

Policia thotë se 20-vjeçari ka shkelur dhe masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Edhe një 31-vjeçar me iniciale E. P., është arrestuar, pasi ishte në kërkim për vjedhje.

Edhe në Elbasan, janë arrestuar 6 persona, një është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

A. V., 37 vjeç, B. H., 54 vjeç, të dy banues në Godolesh, Elbasan dhe R. M., 20 vjeç, banues në Elbasan,  janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

59-vjeçari me iniciale H. Th., është arrestuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, e po ashtu prangat i janë vënë edhe V. T., 52 vjeç, pasi ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 4 muaj burg.

Edhe S. H., 53 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ndërsa, B. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një laptop, me të cilin dyshohet se ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet