Disfata e Interit, Luciano Spalletti: Ajo që u bë nuk duhet të bëhet më!

Disfata e Interit, Luciano Spalletti: Ajo që u bë nuk duhet të bëhet më!

Luciano Spalletti

Luciano Spalletti kritikon keq lojtarët, pasi ishte i irrituar nga sjellja e Interit në disfatën 2-0 në Camp Nou ndaj Barcelona-s. Pasi Zikaltrit janë ndëshkuar nga Rafinha dhe Jordi Alba.

Spalletti gjatë një interviste për Sky Sport Italia, ka thënë se:

Në pjesën e parë, imazhi që dhamë ishte patetik dhe gjithë kohës nën presion. Kjo më zhgënjen më shumë, teksa luftuam shumë për të ardhur këtu dhe pres që të kemi të njëjtin mentalitet në ndeshjet e mëdha, por nuk ishim kurajozë në pasimet tona. 

Nuk më pëlqen ky mentalitet i viktimës, ata filluan të fitonin kurajo teksa kalonin minutat. 

Kur fitonim topin, nuk arritëm ta mbanim, ky është problemi kryesor. Duhet të pasosh rreth e qark për të krijuar hapësira. Por nëse fitojmë topin dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë, atëherë Barcelona ka një avantazh të madh.  

Nuk mund të vish këtu vetëm për të kundërsulmuar për 90 minuta, pasi kështu nuk ke për të lënë gjurmë.    

Sot bëmë më pak se zakonisht. Është e vërtetë që barazimi i Tottenham na ka shërbyer për mirë. Por duam të jemi ekipi që ka ambicie të rëndësishme që të mos varet nga rezultatet e të tjerëve. Sot luajtëm nën nivelin tonë dhe nuk duhet të ndodhë më. 

                              Luciano Spalletti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu