
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat pas humbjes 2-0 përballë Partizanit. Ai tha se goli i parë ishte i pranueshëm, ndërsa i dyti një aksident që mund t’u ndodhë të gjithëve.
Shehi u shpreh se pavarësisht dëshirës së skuadrës së tij për të dalë përpara në sulm, Partizani u mbyll prapa dhe u mbrojt mirë.
“Dihet që në derbi situata të tilla janë të pranishme, ndonëse ne nuk duam që të ndërpritet loja efektive. Mendoj që pësuam një gol të evitueshëm, flas për golin e parë, por futbolli është një lojë gabimesh. Ndërsa goli i dytë është një aksident që mund tu ndodhë të gjithëve. Kërkonim të bënim më mirë, por kundërshtari u mbyll mbrapa dhe u mbrojt mirë.
Mund ta kishim zgjidhur më mirë, duke luajtur nga krahët, por nuk arritëm që ta bënim shumë mirë. Derbin e vendosin episodet dhe skuadra që i zgjidh më mirë fiton ndeshjen. Kemi luajtur edhe herë tjetër me këtë skemë, na penalizon mungesa e Abazajt.
Mendova që të shtynim nga krahët, por nuk mendoj se ndikon skema. Ngaqë nuk kemi 2 sulmues të mirëfilltë, nuk mund të luajmë lojën në ajër. Por mundohemi që të jemi gjithmonë në kontakt me topin, duke luajtur poshtë”, ka thënë Shehi.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kryeqyteti është i kuq, Partizani mposht 2-0 Tiranën në një përballje elektrizuese për kreun e Superligës
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.4%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2311
Lajme të tjera
-
Finale si trajner pa kontratë, Shehi: Nuk do qahemi për atë që ndodhi, Shkëndija e Tetovës klub i madh
31 Maj, 12:42
-
Arriti Europën, por Sedloski nuk mbijeton as dy muaj te Vllaznia! Shkodranët në kërkim të trajnerit të ri
31 Maj, 10:22
-
Vllaznia me 'look' ndryshe, shkodranët prezantojnë Drejtorin e ri Sportiv
30 Maj, 15:28
-
Xhixha dhe Ismajlgeci gjejnë Partizanin, kundërshtarët e mundshëm të 'Demave' në Champions League
30 Maj, 15:19
-
Partizani jehonë përtej Adriatikut, mediet në Itali: Colella i pari italian që fiton trofe
30 Maj, 12:40
-
‘Për Partizanin jap jetën!’ Tifozët në delir, festojnë titullin me këngë e valle: Në finalen e Champions-it luajmë me Milanin (VIDEO)
30 Maj, 12:37
-
Nga Singer te Levi e Egbo, 5 trajnerët e huaj që ngritën trofeun e Superligës në Shqipëri
30 Maj, 10:43
-
Titulli kampion në Superligë, Partizani 'mbush arkat' e klubit (SHUMA)
30 Maj, 09:53
-
Fare pranë trofeut, Orges Shehi s'i uron rivalët e Partizanit: Nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja
29 Maj, 23:01
-
Kërkohet bileta e mbetur për në Superligë, agjenda e Erzeni - Korabi
29 Maj, 21:45
-
Partizani kampion, 'Tirona Fanatics': FSHF serviri serinë e radhës, kupola mafioze vendosi titullin
29 Maj, 20:20
-
'Kampionat i luftuar, të bëjmë mirë në Evropë', Armand Duka: Kombëtarja të marrë 6 pikë
29 Maj, 19:58