Disfata në Champions League, Real Madrid 'harron' Rodrygon në stadium

Disfata në Champions League, Real Madrid 'harron' Rodrygon në stadium

Rodrygo

Real Madrid humbi dje 3-2 në transfertë me RB Leipzig, në ndeshjen e parafundit në grupet e Champions League. Transferta gjermane solli humbjen e parë të Galaktikëve në këtë kompeticion pas shumë ndeshjeve, me skuadrën e Ancelottit që edhe matematikisht kalon në fazën me eleminim direkt.

Pas ndeshjes së djeshme skuadra spanjolle është vonuar në aeroport, në pritje të sulmuesit Rodrygo. Autori i golit të dytë për miqtë ishte i përzgjedhuri nga UEFA për testet anti-doping. Me ndeshjen për përfundoi në 22:50, Galaktikët lanë pas në stadium lojtarin e tyre duke u nisur për në aeroport me autobus.

Disa zyrtarë pritën Rodrygo në stadium, për t'u bashkuar me ekipin në orën 01:00 të mëngjesit. Ka qenë pikërisht testi antidoping për Rodrygo që vonoi nisjen e Real Madrid drejt Spanjës.

Rodrygo pas testit antidoping

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024, flasin ekspertët britanikë: Shqipëria i hap telashe Italisë, mund ta trondisë

Euro 2024, flasin ekspertët britanikë: Shqipëria i hap telashe Italisë, mund ta trondisë