Disfata në finale nuk djeg dhe aq shumë klubin e Dortmund, arkat e verdhezinjve do të mbushen me 25 milion euro

Disfata në finale nuk djeg dhe aq shumë klubin e Dortmund, arkat e verdhezinjve do të mbushen me 25 milion euro

Jude Bellingham gjatë finales Real Madrid-Borussia Dortmund

Dortmund humbi dje finalen e Champions League përballë Realit në Uembli me rezultatin 2-0. Megjithatë humbja nuk djeg dhe aq shumë për klubin gjerman, pasi arkat e tyre do të mbushen plot. Dhe shkak për këtë është anglezi Jude Bellingham.

Mesfushori i Realit, kampion europe tashmë, i transferuar verën që shkoi në Madrid nga klubi i Dortumund do të mbush arkat e klubit gjerman me 25 milion euro.

Kjo shifër ishte parashikuar në klauzolën mes dy klubeve gjatë transferimit, nëse Bellingham do të fitonte Championsin me ‘Los Blancos’.

E çuditshmja në këtë histori është se, nëse Dortmund do të fitonte Champions atëherë do të merrte si shpërblim nga UEFA 20 milion euro, por tashmë pas disfatës merr më shumë për shkak të suksesit të ish-talentit të tyre.

Reali triumfoi mbrëmë me golat e Carvajal dhe Vinicius Jr për të ngritur për herë të 15-të trofeun e Uefa Champions League.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën