'Disi e frikshme, që të kujton...një thriller', për herë të parë arrihet të dëgjohet zhurma e fushës magnetike të Tokës

'Disi e frikshme, që të kujton...një thriller', për herë të parë arrihet të dëgjohet zhurma e fushës magnetike të Tokës

Planeti 'Tokë'

“Disi i frikshëm, që të kujton...një thriller”, është tingulli i fushës magnetike mbrojtëse të Tokës. Për herë të parë, siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj.

Mund të duket si një makth, por çuditërisht ky audio klip ( KLIKONI KËTU PËR TA DËGJUAR) përfaqëson fushën magnetike të krijuar nga Bërthama e Tokës dhe një stuhi diellore.

Në fakt, vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një 'flluskë' komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të 'erës' të fuqishme diellore. Kur këto grimca përplasen me atomet dhe molekulat - kryesisht oksigjenin dhe azotin - në atmosferën e sipërme të Tokës, atëherë disa nga përplasjet kthehen në aurora borealis spektakolare jeshile-blu.

Fusha magnetike e Tokës prodhohet kryesisht nga një "oqean" prej hekuri të shkrirë shumë të nxehtë dhe rrotullues në bërthamën e jashtme të planetit tonë, i cili gjeneron rryma elektrike, të cilat nga ana e tyre gjenerojnë fushën elektromagnetike.

“Treshja” e satelitëve të misionit Swarm të ESA-s, të nisur në vitin 2013, studion fushën magnetike të Tokës duke regjistruar saktësisht sinjalet e saj. Studiuesit dhe muzikantët danezë përdorën këto të dhëna magnetike, si nga bërthama e Tokës, ashtu edhe nga një stuhi gjeomagnetike e krijuar pas një shpërthimi diellor, për ta kthyer atë në tinguj, të cilët tingëllojnë paksa si të frikshëm.

Siç deklaruan ata, qëllimi i tyre nuk është të trembin njerëzit, por t'u kujtojnë se fusha magnetike ekziston dhe, megjithëse tingëllon paksa alarmante, në fakt jeta në Tokë varet nga ajo. Një seri altoparlantësh në sheshin Solbjerk të Kopenhagës do të transmetojnë periodikisht tingujt e fushës magnetike gjatë gjithë javës së 24-30 tetorit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite