Besa e Kavajës duket se ka rënë më sysh pas javëve të mira në Superligë, pasi është përfshirë në një skandal në seancën e sotme stërvitore.

Në stërvitjen e fundit, sulmuesi kosovar Bernard Berisha  është përfshirë në një grindje me shokun e ekipit te Besa, Stafa.

Grindja mes dy futbollistëve ka degjeneruar në shkelma dhe grushte përpara gjithë ekipit dhe trajnerit Mërgjyshi,  i cili ka qetësuar situatën duke ndërhyrë dhe  nxjerrë jashtë stërvitjes të dy futbollistët.

Pas ngjarjes pritet që të ndërhyjë edhe presidenca për të marrë masa ekstreme, ndoshta përjashtimin e dy futbollistëve.

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka dënuar ekipin e Partizanit me një ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të përsëritura. Ndërsa trajneri i Vllaznisë është dënuar sërish nga Disiplina me dy ndeshje dhe 100 mijë lekë gjobë për protesta dhe ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimet e Plota

KF “Partizani” per sjellje te gabuar te spektatoreve te tij ne raste te perseritura denohet me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektatore ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66.3/a te KDS .

Trainieri i KF “Vllaznia” Agim Canaj, per protesta dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe bazuar ne nenin 56.1/a te KDS .

Zyrtari i KF “ Pogradeci “ Anesti Lipo per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te nenit 56/1.a te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Shkumbini” Gani Spahiu, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te nenit 56/1.a te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti .

Lojtaret e KF “ Partizani B “ Sandroel Limani dhe Renato Tarja per goditje ndaj gjyqtarit te ndeshjes denohen secili me 12 muaj pezullim nga aktiviteti bazuar ne neni 49.1/b te KDS.

Trajneri i KF “ Turbina “ Engjell Belshi , per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te nenit 56/1.a te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti .

Lojtari i KF “Turbina “ Fjodor Kamami per goditje me grusht te lojtarit kundershtar denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS.

Lojtari i KF “Turbina” Reinhard Duro per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin56.1/a te KDS..

Lojtari i KF “ Beselidhja “ Vladimir Nikolli per sjellje josportive ndaj lojtareve kundershtar denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin48.1/d te KDS.

Trajneri i KF “ Pashtriku “ Ardian Poga per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS.

Lojtari i KF “ Brian’s “ U-19 Bekim Aliaj per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.

Lojtari i KF “Brian’s “ U-19 Klevis Shqypi per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.  

Lojtari i KF “ Kuksi “ U-17 Albi Germizi per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 6 (gjashte ) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS .

Trajneri i KF ‘ Butrinti “ U-17 Lorenc Risti  per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 8 ( tete ) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.2/a te KDS .

Lojtari i  “ Tirana “ Futsall Shyqyri Bylyku per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1/a te KDS.

Mos pranimin e kerkeses se KF “Laci “ U-17 ne lidhje me ndeshjen me KF “ Kuksi “ U-17 pasi pretendimi nuk konfirmohet nga asnje informacion i zyrtareve te FSHF .

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.