Ekipi i Juventusit është penalizuar nga Komisioni i Disiplinës për sjelljet në fund të ndeshjes me ekipin e Genoas për një
11-metërsh të mohuar në minutën e fundit të ndeshjes.

Antonion Conte është dënuar me dy javë pezullim për thirrjet e tij ndaj arbitrit napoletan.

Mbrojtësi Bonucci u dënua me dy javë, Vucinic me një javë dhe Kielini dy javë pasi u fut në fushë pa autorizimin e drejtuesit të garës.

Drejtori teknik Beppe Marotta është dënuar me qëndrimin larg stadiumeve të Serisë A deri në datën 18 shkurt, ndërsa klubi është gjobitur me 50 mijë euro.