Dhuna në Kategorinë e Parë, Disiplina dënime me ‘dorë të hekurt’ për Besën dhe lojtarët e Shënkollit

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me dorë të hekurt ekipin e Besës për dhunën e shkaktuar nga tifozët në ndeshjen me Bylisin, që solli më pas edhe ndërprerjen e sfidës. Për shkak të goditjes së arbitrave, Besa është dënuar me humbjen 3-0 në tavolinë, ndërsa 8 ndeshjet e radhës në stadiumin e tyre do të jenë të detyruar të luajnë pa tifozë.

Paq nuk ia ka hedhur as zyrtari i klubit Emiliano Bizhdili, i cili për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Me humbjen e ndeshjes në tavolinë shpresat e Besës për t’u ngjitur në Superligë minimizohen ndjeshëm, pasi diferenca me Bylisin e vendit të parë shkon në 10 pikë.

Dënime të rënda ka patur edhe për dy futbollistë të ekipit të Shënkollit që në ndeshjen e fundjavës kundër Veleçikut ushtruan dhunë ndaj kundërshtarëve dhe jo vetëm. Emirjon Mirdita është dënuar me 8 ndeshje pezullim për veprimin antisportiv ndaj kundërshtarit, të cilin e hodhi në fushë me një lëvizje që do ta kishin zili edhe në artet marciale.

Akoma më rëndë e ka pësuar Klaudjo Pjetrushi, futbollisti i Shënkollit I cili gjatë sherrit ka goditur zyrtar të ekipit të Veleçikut dhe si rrjedhojë është pezulluar me 10 ndeshje nga aktiviteti. 

Kjo javë e futbolit në vend është shoqëruar edhe me shumë parregullsi të tjera, kryesisht në kampionatet inferiore të cilat janë pasqyruar edhe në vendimet e displinës.

Vendimet e Disiplinës:

1. Lojtari i KF “Shënkolli”,Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudjo Pjetrushi , për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
5. Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6. Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
8. Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9. Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
11. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
12. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.
14. Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KS “Valbona”, Dorelo Aliko, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
16. Zyrtari i KF “Pashtriku” U-15, Ardjan Poga, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
18. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/04/2019 15:13

    Kjo punë zgjidhet kollaj! Për 10 vjet, shkrihen gjith skuadrat dhe bëhet një kampionat ku cdo kategori të kete jo më shumë se 6 ekipe per cdo ligë plus qe per keta 10 vjet asnje ndeshje ne kupat e Europes.. Pastaj pas 10 vjeteve shohim e bejme.. Vetem keshtu neandertalizmi do të zhduket nga stadiumet.

    Përgjigju
  • Xha Sulo kapedani: 18/04/2019 14:34

    Pse Kamzen e zbritet dy kategori me poshte ndersa Besen e perkedhelet? Nga pamjet filmike a nuk ishte e ngjashme dhuna ne Kavaje me ate ne Kamez?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë