Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e radhës për ndeshjet e fundit në futbollin shqiptar. Pas përplasjes me arbitrin Enea Jorgji dhe kartonit të kuq në finalen e Kupës të fituar 3-2 kundër Egnatias, trajneri i Dinamos, Ilir Daja është pezulluar me katër takime. Dinamo është pjesë e fazës 'Final 4' dhe sot në orën 19:00 do të përballet në 'Air Albania' me Vllazninë, teksa Daja do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Daja do të mungojë për dy ndeshje në stol, ndërsa pjesën tjetër mund ta shlyejë me gjobë.

Ndërkohë janë dhënë gjoba të shumta për dhunën në derbin e moshave U-18 mes Partizanit dhe Tiranës. Partizani është gjobitur me 400 mijë lekë, por që do të shlyhet në masën 3 përqind. Pesë futbollistë të Partizanit U-18 janë pezulluar nga tre deri në tetë ndeshje, ndërsa katër futbollistë të Tiranës U-18 janë pezulluar po me nga tre deri në tetë ndeshje. Disiplina më herët kishte hapur një hetim për këtë sfidë.

Vendimet e plota:

  1. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  2. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. FK Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  4. KF Tirana U-17, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të “Shtëpia e Futbollit” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  5. FK Partizani U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba aplikohet në masën 3%.
  6. Zyrtari i FK Partizani U-18, Aldo Duro, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i FK Partizani U-18, Rei Zekaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FK Partizani U-18, Jon Çaushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Zyrtari i KF Tirana U-18, Kevi Paraj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, për provokim të spektatorëve dhe shkelje të parimeve Fair-Play, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Tirana U-18, Arlind Bushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Tirana U-18, Brian Sufja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. FK Apolonia U-18, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. Zyrtari i KF Vora U-17, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i FK Partizani U-17, Artur Aliaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. KF Egnatia U-17, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  19. Lojtari i KF Egnatia U-17, Daniel Kalemi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Lojtari i AF Triumph U-17, Noel Shebeku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Rafail Gozhdari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  22. Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. Zyrtari i FC Kinostudio U-16, Gledis Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. Kamza Sport U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Laberia SK U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  25. Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-15, kundër AF Elbasani U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  26. Lojtari i KF Pogradeci U-13, Leonard Oshafi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  27. Lojtari i Durrah City U-17, Dion Muka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  28. Lojtari i Durrah City U-17, Sergi Zelka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  29. Kamza 07 U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  30. Kamza Sport B, U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  31. TR 19 Academy U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Rinia EL U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.