Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, u bë i pari teknik që u përjashtua përjetë nga aktivitetet futbollistike, pas një vendimi “drastik” të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Trajneri i KF “ Kastrioti“, Ramadan Ndreu për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe fyerje te zyrtarëve të FSHF-së si dhe raste të përsëritura të sjelljeve të tilla dënohet me përjashtim përjetë nga aktivitetet futbollistike bazuar në nenin 49.2/b të Kodit të Drejtësisë Sportive’, thuhej në vendimin e Disiplinës.
Ndreu është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës. Rasti i fundit ishte, më 6 prill 2012, kur trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes Skënderbeu-Kastrioti (3-1), e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, u pezullua nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, me dy ndeshje nga aktivitetet sportive, dhe u gjobit me 100 mijë lekë gjobë.
Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, bëri akuza të ashpra ndaj gjyqtarit Emirjon Sino, duke e akuzuar atë si një “hajdut xhepash” dhe duke thënë se “sportin në Shqipëri e kapur mafia”.(a-sport, rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com