Disiplina nuk fal as për festa, Egnatia gjobë të majme! Dënime masive te moshat

Disiplina nuk fal as për festa, Egnatia gjobë të majme! Dënime masive te moshat

Disiplina

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka bërë me dije vendimet për javën e fundit zhvilluar në futbollin shqiptar. Egnatia në Superligë dënohet me 100 mijë lekë gjobë, kjo për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Në futbollin e moshave Disiplina bën "kërdinë", duke pezulluar me disa javë futbollistët e Partizanit U-15, Laçit U-19, Skënderbeut U-19 apo edhe Bylis U-17.

 

Vendimet e Disiplinës:

 

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Laçi U-19, Alesio Mema, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FK Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i AF Elbasani U-19, Fabjan Tartari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Bylis U-17, Amet Shehaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i AF Elbasani U-17, Ardjan Nonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i FC Djelmia Shkodrane U-17, Albi Brojaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025