Komisioni i Disiplinës pranë FSHF i mbledhur për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura ka marrë vendime të rëndësishme përsa i përket dhunës që është ushtruar në stadiumet shqiptare edhe në javën e fundit. Lushnja dhe Partizani për sjellje të dhunshme të tifozerive të tyre dënohen me nga 200.000 lekë gjobë bazuar në nenin 66.1 te KDS.

Dhuna e ushtruar në stadiumin ‘Rozha Hazhiu’ gjatë ndeshjes më të bukur për të dy ekipet, pasi ishin kualifikuar, u ka kushtuar, duke pasur parasysh që ndeshja nuk kishte objektiva sezonalë. Vendimet e tjerë të KDS janë si më poshtë: Lojtari i KF “ Flamurtari “ Bruno Telushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohet me 3 ndeshje pezullim.

Zyrtarët e KF “ Luftëtari “Besim Brahimi dhe Dritan Kristidhi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohen secili me 2 ndeshje. Lojtari i KF “ Lushnja“ Alban Byzhyti për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 53 të KDS. Lojtari i KF “Butrinti“ Kostaq Papa dhe lojtari i KF “ Naftetari” Saimir Gega për goditje të lojtarit kundershtar dënohen secili me nga 5 ndeshje pezullim. KDS vendosi pranimin e kërkesës për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit për zyrtarët e KF “ Laci “ Ardian Laska , Kastriot Rama bazuar ne nenin 33 të KDS.



d.b/shqiptarja.com