Disiplina pezullon Grent Halilin, Tirana dhe Partizani e pësojnë nga tifozët! Dënime në Kategorinë e Parë

Disiplina pezullon Grent Halilin, Tirana dhe Partizani e pësojnë nga tifozët! Dënime në Kategorinë e Parë

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit në bazë të ndeshjeve të luajtura. Zyrtari i KF Tiranës, Grent Halili është pezulluar me katër ndeshje për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Ndërkohë gjoba për Tiranën dhe Partizanin, kjo për shkak të sjelljes së tifozëve. KF Valbona sheh t'i pezullohen Emiljano Gega dhe Edmir Vidrica.

Vendimet e plota:

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur sharje dhe kore fyese ndaj ekipeve kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  5. Zyrtari i KF Valbona, Emiljano Gega, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KF Valbona, Edmir Vidrica,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari KF Burreli, Aleks Dedgjonaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. KF Bylis U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  9.  

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Montimi i videos false të Ramës, Gazetari Muça për Report Tv: Berisha e ka qëllim në vetvete shpifjen! S’ka fituar asnjë gjyq deri tani

Montimi i videos false të Ramës, Gazetari Muça për Report Tv: Berisha e ka qëllim në vetvete shpifjen! S’ka fituar asnjë gjyq deri tani