Elbasani ka marrë një fitore bindëse në ndeshjen e parë që zhvilloi në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në Superligë. Verdheblutë mposhtën 3-0 Teutën për llogari të javës së dytë, teksa realizuan Dros, Hila dhe Kasa. Ndonëse nisi me rebeshe shiu vlen të theksohet se kjo ndeshje u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Ndërkohë sfida tjetër e së hënës mes Bylisit dhe Dinamos u fitua 1-0 nga ballshiotët. Në shtesë Dinamo humbi penallti, ndërsa pas sekonda më pas, konkretisht në minutën e 101 Bylisi realizoi për 3 pikët.
Komento