Disiplina rikthen tifozët e
Korabit, paralajmëron Flamurtarin

Disiplina rikthen tifozët e<br />Korabit, paralajmëron Flamurtarin
Tifozët dibranë tashmë mund të ndjekin nga afër ndeshjet e skuadrës së tyre. Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e radhës pranoi kërkesën e Korabit, duke pezulluar pikën 8 të vendimit nr 16 të dhënë më datë 11.05.2016 nga ky komision.

Duke filluar që nga takimi i radhës ndaj Tiranës, Korabi ndeshjet si skuadër pritëse do t’i zhvillojë me tifozë. Një lajm i shkëlqyer ky për fansat dibranë të cilët tashmë mund të mbështesin nga shkallët e stadiumit ekipin e tyre të zemrës edhe në Kategorinë Superiore.

Megjithatë pranimi i kërkesës së klubit të Korabit nga Komisioni i Disiplinës është me kusht sepse në rast të përsëritjes së çfarëdo lloj incidenti, pa përjashtuar vendimet e tjera eventuale, fillon ekzekutimi i vendimit të pezulluar.

Komisioni i Disiplinës ka pranuar gjithashtu kërkesën e lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu duke detyruar klubin e futbollit Flamurtari të ekzekutojë vendimet përkatëse të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve brenda 30 ditëve, pra të shlyejë pagesat e prapambetura ndaj këtyre tre futbollistëve.

Në rast se kjo nuk ndodh brenda këtij afati, Flamurtari paralajmërohet me zbritje pikësh nga klasifikimi në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive. Disiplina ka dënuar klubin e Kukësit me një ndeshje pa tifozë.

Luftëtari për sjellje të gabuar të spektatorëve është dënuar me 100 mijë lek gjobë, ndërsa zyrtari i Korabit Erion Hamiti me 8 ndeshje skualifikim për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në sfidën ndaj Teutës. Për protestat ndaj vendimeve të arbitrit trajneri i Dianmos, Igli Allmuça, ndërkohë është dënuar me 2 ndeshje pezullim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë