Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi dy ekipet e Kategorisë Superiore, Tiranën dhe Kastriotin, si dhe Luftëtarin e Kategorisë së Parë, për të zhvilluar secili nga një ndeshje pa shikues, për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse në fushë, fyerjeve të vazhdueshme të tifozëve të tyre dhe hedhjen e sendeve të forta në fushë.
ZYRTARËT - Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes u pezullua dy ndeshje nga aktiviteti dhe u gjobit me 100 mije lekë. Zyrtari i Kamzës, Skerdi Bejzade për ofendim dhe goditje të lojtarit kundërshtar u pezullua 9 ndeshje dhe u gjobit me 100 mijë lekë.
LOJTARËT - Duke u ndalur te ndëshkimet lojtarëve të Superligës, futbollisti i Tiranës, Gerhard Tushe, për pështymje të kundërshtarit u pezullua gjashtë ndeshje (plus 100 mijë lekë gjobë). Gentian Manuka u Kamzës dhe Ervis Kraja i Dinamos u pezulluan nga një ndeshje dhe me nga 100 mijë lekë gjobë për sjellje jo sportive. Mario Bytyçi i Kamzës për ofendim dhe kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes u pezullua me dy ndeshje dhe me 100 mijë lekë gjobë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com