Disiplina: Tirana gjobitet 30 mijë
Lekë dhe i pezullohen 3 lojtarë

Disiplina: Tirana gjobitet 30 mijë<br />Lekë dhe i pezullohen 3 lojtarë
Komisioni i Disiplinës në FSHF vazhdon që të veprojë me dorë të hekurt ndaj të gjitha incidenteve. Të dënuarit e radhës me gjobë kanë qenë Partizani, Apolonia dhe Tirana për shkak të sjelljes së tifozëve.

Por, dënimet nuk kanë qenë vetëm në nivel klubesh, pasi Disiplina nuk i ka toleruar incidentet në fushë mes futbollistëve të Tiranës dhe Flamurtarit në ndeshjen e javës së dytë. Ndikumana i Tiranës dhe Veliu i Flamurtarit dënohen secili me 5 ndeshje pezullim.

Edvan Bakaj për sjellje jo sportive, ngritje nga stoli dhe goditje të lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje. Por, Tiranës i është pezulluar edhe një tjetër lojtar, Mario Morina për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 ndeshje.
 
VENDOSI:
KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, hedhje te mjeteve pirro-teknike ne fushen e lojes, denohet me gjobe me vlere 30.000 leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.

KF “Apollonia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, per hedhje sendesh ne fushen e lojes pa shkaktuar nderprerjen e saj, denohet me gjobe me vlere 20.000 leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, duke hedhur parrula ofenduese me pasoje nderprerjen e lojes, denohet me gjobe me vlere 30.000 leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

Lojtari i KF “Tirana”, Selemani Ndikumana dhe lojtari i  KF “Flamurtari”, Franc Veliu per goditje ndaj lojtarit kundershtare, denohen secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

Lojtari i KF “Tirana”, Edvan Bakaj per sjellje jo sportive, ngritje nga stoli dhe goditje te lojtarit kundershtar denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

Lojtari i KF “Tirana” , Mario Morina, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48/1.d dhe 48/4 te KDS.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin