Mero Baze: Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri

Mero Baze: Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri

Beleri dhe Mitsotakis

Fredi Beleri do të jetë kandidatë i partisë “Demokracia e Re” për zgjedhjet evropiane në Greqi që mbahen në qershor. Ai nuk do të jetë pjesëmarrës fizik në këto zgjedhje, kështu që dhe nuk do të ketë telashet që pati në zgjedhjet në Himarë, ku u akuzua për blerje votash.

Nga ana tjetër në mënyrë paradoksale, kandidimi i tij në zgjedhjet evropiane të Greqisë, bëjnë komplet qesharake imponimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA i ka bërë Shqipërisë lidhur me ligjin e dekrminalizimit në politikë.

Që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, u detyrua të bëjë një ligj, që një qytetar i dënuar në Greqi apo çdo vend të Bashkimit Evropian, nuk mund të kandidonte në zgjedhjet parlamentare apo lokale në Shqipëri.

Tani një vend i Bashkimit Evropian, po kandidon një qytetar të Shqipërisë, i dënuar në shkallën e parë për korrupsion elektoral, dhe i ndaluar më parë në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për akte terroriste në Shqipëri. 

Ta lëmë mënjanë retorikën nacionaliste të Greqisë në këtë rast, pasi po hymë në atë spirale nuk dalim kurrë, por të shikojmë standardin perëndimor që i është imponuar Shqipërisë nga një anë dhe standardin që përdoret kundër Shqipërisë nga ana tjetër, po në emër të Perëndimit.

Standardi evropian që i është imponuar Shqipërisë është që asnjë i dënuar nga Shqipëria në Evropë të mos jetë i zgjedhur i popullit shqiptar, kurse standardi me të cilin po i bëhet presion Shqipërisë është një i burgosur në Shqipëri dhe Greqi, ku në Greqi, është çliruar nga akuzat me gjyq të mbyllur në emër të “interesit kombëtar” të Greqisë.

Nuk mendoj se në Shqipëri mërziten shumë nëse Beleri do të jetë deputet në Bruksel apo jo. Madje ka shumë cinikë që u duket gjë e mirë që Greqia të përfaqësohet me portretin e Belerit në Bruksel, pasi ja lehtëson pozitën Shqipërisë.

Problem është që Shqipëria ka të drejtë të kërkojë nga BE njehësimin e standardeve me të zgjedhurit. Nëse lejohet që një i dënuar në Shqipëri dhe i arrestuar në Greqi për veprimtari terroriste ndaj një shteti tjetër të kandidojë për zgjedhjet evropiane, duket cinike që vet Evropa t’i imponojë Shqipërisë një ligj që ndalon qytetarët shqiptarë të dënuar në Evropë për të kandiduar në Shqipëri. 

Jo se Shqipëria ka nevojë për të pasur kandidatë kriminelë, por ka nevojë të ketë një standard ligjor me Bashkimin Evropian.

Vet Greqia ka dhënë shembuj të shkëlqyer force, kur ka përjashtuar nga parlamenti anëtarë të Agimit të Artë që përfaqësojnë fashizmin grek, ksenofobinë dhe urrejtjen mes popujve. Fredi Beleri është një përfaqësues i denjë i Agimit të Artë, por nuk jam i bindur se është përfaqësues i denjë i Greqisë.

Në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian janë parashtruar edhe rastet e përjashtimeve nga kandidimi në zgjedhjet evropiane, sipas legjislacionit të vendeve anëtare dhe tek pjesa ku flitet për Greqinë, ka disa kufizime, që lidhen me “papërshtatshmëritë” që rrjedhin nga një vendim individual ligjor civil ose penal për të kandiduar. Është e qartë që sipas legjislacionit grek, çdo personi që është dënuar përfundimisht për vepra të caktuara mund t'i hiqen të drejtat (dhe të drejtën) politike. Nga ana tjetër legjislacioni grek thekson se “dënimi i caktuar i servitutit penal rezulton gjithmonë në humbjen e të drejtave politike nga 2 deri në 10 vjet (neni 60).”

https://www.europarl.europa.eu/workingpapers/pana/w9/part1_en.htm

Pasi Beleri të përfundojë procesin gjyqësor në Shqipëri, nëse ai dënohet, Greqia duhet të bëjë njehësimin e dënimit në Shqipëri dhe ky shtetas u rezulton i dënuar. 

E di që Greqia mund ta injorojë një vendim të gjykatave shqiptare, por kjo është arrogancë politike. Problemi është që diskriminimi pozitiv i Fredi Belerit, nuk dëmton Shqipërinë, por bën tërësisht jo seriozë presionin perëndimor për një shtet ligjor në Shqipëri. Aq më tepër për drejtësinë e re, që ka burgosur gjysmën e zyrtarëve të lartë të qeverisë, por konsiderohet e padrejtë burgosja e një kandidati të kapur në korrupsion elektoral vetëm pse pretendon se ka dhe shtetësi greke.

Ju siguroj se kjo nuk i mërzit politikanët shqiptarë. Disa që janë në prag të burgut që kanë kandiduar Belerin, i bën me krah. Të tjerët gëzohen në heshtje, ndoshta edhe më shumë se Beleri. 

Por standardi evropian relativizohet shumë, për të mos thënë që bëhet qesharak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ersa: 15/04/2024 23:15

    Nuk mund të ishte thënë më mirë. Do theksoja që heqja e Agimit të artë nga horizonti i partive të zgjedhura u bë me vendim të drejtësisë greke, ndërsa vendosja e bejlerit si kandidat është një vendim i qeverisë Micotaqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’