Gjatë paradites së sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim së bashku me përfaqësues nga Ambasada Franceze, Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë.

Me disa fotografi nga takimi, ministrja tha se ata diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar.

Në rrjetin e saj social Facebook, Kushi shkruan se gjatë takimit, ata u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar.