Diskutimet në BE për embargon ndaj naftës ruse ‘çmendin’ tregun e hidrokarbureve, çmimi për fuçi arrin shifrën rekord në muajt e fundit

Çmimet e naftës u ngjitën mbi 120 dollarë për fuçi të hënën, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy muaj, ndërsa tregtarët prisnin të shihnin nëse Bashkimi Evropian do të arrinte një marrëveshje për ndalimin e importeve të naftës ruse.

BE-ja ka takimet këtë të hëne dhe të martën për të diskutuar një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, veprime të cilat Moska i quan një "operacion special ushtarak".

Kontratat e naftës Brent që janë mbyllur për korrikun ua rritën me 69 cent, ose 0.6%, në 120.12 dollarë për fuçi. Ndërsa ato të gushtit u rrit me 85 cent, ose 0.7%, në 116.41 dollarë për fuçi. Në tregun amerikan, West Texas Intermediate (WTI) u hodhën me 74 cent, ose 0.6%, në 115.81 dollarë për fuçi, duke zgjeruar fitimet e forta të arritura javën e kaluar.

Ndalimi i importit të naftës ruse në BE është ende një punë në progres dhe nëse kalon kufirin këtë javë pritet të ketë sërish rritje, në nivele edhe më të larta. Qeveritë e BE-së nuk arritën të bien dakord për një embargo ndaj naftës ruse të dielën, por do të vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje për të ndaluar dërgesat në det duke lejuar dërgesat përmes tubacioneve, përpara samitit të hënën pasdite.

 

Grafiku i rritjes së çmimit

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë