Është mbajtur sot një takim mes drejtuesve të federatës dhe drejtuesve të disa klubeve për ‘Reformën në Sport, ku është diskutuar për disa çështje imediate të futbollit shqiptar si Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.
Përfaqësuesit e klubeve u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit.
Në këtë takim edhe përfaqësuesit e klubeve dhanë propozimet e tyre të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave.