Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat mbi fshatin TushemishtPogradec.

Sapo morën njoftimin, forcat zjarrfikëse të Pogradecit ndërhynë në kohë duke izoluar flakët dhe duke bërë të mundur shuarjen e vatrës e cila rrezikonte të përhapej me shpejtësi.

Forcat zjarrfikëse gjithashtu u kanë bërë apel qytetarëve që të njoftojnë menjëherë në rast të konstatitmit të vatrave të zjarrit dhe së dyti të tregohen shumë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve, hedhjen e cigareve, etj, pasi ditët në vazhdim do të shënojnë temperatura shumë të larta.


Lajmi kryesor:

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)