Dispanceria e Tiranës me aparat
të ri Radiografie,Beqaj:Cilësi shërbimi

Dispanceria e Tiranës me aparat<br />të ri Radiografie,Beqaj:Cilësi shërbimi
Qendra e vetme shëndetësore me shërbim të specializuar ambulator për të gjithë të sëmurët me probleme në mushkëri në Tiranë është pajisur tashmë me një aparat të ri të radiografisë televizive, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë ë shërbimit ndaj pacientëve. Numri i pacientëve që marrin shërbimin shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ose sic njihet ndryshe, Dispanceria, është rritur shumë, duke shkuar në rreth 35 mijë ekzaminime në vit.

beqaj
 
Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi në këtë qendër shëndetësore, ku u takua me mjekë, infermierë e punonjës të këtij institucioni, si dhe qytetarë që marrin shërbimin shëndetësor në këtë qendër.

Ky është një investim i rëndësishëm për këtë Qendër Shëndetësore, me një vlerë prej 5 milion lekësh të reja për blerjen e pajisjes së aparatit të Radiografisë,”  tha midis të tjera Beqaj, duke shtuar se në këtë institucion kemi 9 pneumologë, kur mjekët e familjes në të gjithë Tiranën referojnë pacientët për probleme të mushkërive, nuk shkojnë në spital por vijnë fillimisht këtu.

beqaj

“Aparati i radiografisë ishte një pajisje e vjetër e cila bënte ekzaminimet të një cilësie shumë të dobët,” – tha më tej kreu i shëndetësisë, duke u shprehur se, “tashmë, kemi këtë pajisje shumë më të re, mjekët u shërbejnë shumë më mirë dhë shumë më shpejt pacientëve, reduktojmë flukset për në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, dhe sigurisht, angazhimet e marra për të ofruar shërbim pa pagesë”.

beqaj
 
Ulja drastike e tarifave për personat e pasiguruar, nuk do të kishte kuptim nëse praktiksiht nuk do të kishim pajisjet për të bërë të mundshme këto lloj ekzaminimesh,” – tha më tej ai, duke theksuar se “ne vazhdojmë të fuqizojmë shërbimin parësor, të kthejmë gjithmonë edhe më tepër vëmendjen tek ky shërbim i rëndësishëm shëndetësor duke patur në fokus qytetarin. Mbulimin universal e zgjerojmë me akses universal, dhe padyshim mjekëve u ofrojmë kushte që të ushtrojnë sa më mirë detyrën dhe profesionin e tyre”.
 

beqaj
Drejtuesja e kësaj QSH-je, Dr. Entela Nako, u shpreh se kjo pajisje do ta rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

beqaj

Qendra Shëndetësore e Dispancerisë ka kryer 35 657 vizita shëndetësore në 2015, prej të cilave 2 150 ekzaminime bakteriologjike për TBC, 1 415 ekzaminime klinike, 2 016 Rö-grafi pulmonare, rreth 30 000 Rö-skopi pulmonare dhe 6 500 ekzaminime spirometrike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste