TIRANE - Tregu informal i ilaçeve, cilësia dhe çmimi i tyre u kthyen në qendër debati mes përfaqësuesve të kompanive dhe distributorëve farmaceutikë gjatë një takimi të mbajtur sot. Shpërndarësit e ilaçeve kërkojnë shmangien e tregut informal, si kusht për të garantuar cilësinë e tyre.
Ndërsa Kliti Hoti, përfaqësues i shoqatës së kompanive farmaceutike tha se imazhi i kompanive të ilaçeve në Shqipëri është jocilësor. Përveç kësaj, ai foli edhe për një sërë problemesh në tregun farmaceutik, duke filluar që nga ligji për barnat.
I gjithë ky debat ndodhi gjatë një aktiviteti të mbajtur sot, ku 12 përfaqësues të kompanive farmaceutike u mblodhën për të komunikuar formimin e një shoqate përfaqësuese, në të cilën deri më tani janë antarësuar rreth 70% e kompanive në vend. Kjo shoqatë ka nisur punën me rishikimin e legjislacionit të barnave mjekësore, që sipas tyre është i pandryshuar që nga viti 2004.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO