Ditëlindja e së ëmës, Emina
Cunmulaj: Nuk e pranoj dot që ke iku

Ditëlindja e së ëmës, Emina<br />Cunmulaj: Nuk e pranoj dot që ke iku
Emina Cunmulaj është ndër modelet më të suksesshme shqiptare në botë. Por pavarësisht suksesit që ka arritur të korrë ajo vazhdon dhe mbetet një vajzë shumë e thjesht dhe e dashur për mbarë publikun tonë.

Cunmulaj vuan mungesën e së ëmës prej vitesh por ajo e kujton herë pas herë të ëmën që i mungon pafund. Së fundmi ajo ka postuar një foto të nënës në ditën e saj të lindjes ku shpreh mallin që ndien për të. 

“Gëzuar ditëlindjen mami. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar për ty, asnjë minutë nuk kalon pa ta ndjerë tmerrësisht mungesën. Unë e di se je në një vend më të mirë, e di se je duke na parë e duke u kujdesur për ne, por duhet të them se mendoj që s’është e drejtë dhe unë kurrë nuk do e pranoj që ke shkuar. E di se duhet të mësojmë të jemi të fortë pasi asgjë nuk zgjat përgjithmonë sepse ne jemi thjesht vizitorë në këtë botë ndaj duhet të mësojmë t’i gëzohemi çdo momenti.”, shkruan modelja shqiptare bashkangjitur fotos të së ëmës

cunmulaj

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike