Ditëlindja e Vesës, dedikimi i
Big Bastës: I lumtur që jam i joti!

Ditëlindja e Vesës, dedikimi i<br />Big Bastës: I lumtur që jam i joti!
Vesa Luma dhe Big Basta janë një çift bashkëshortësh e artistësh.

Vesa sot feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj i cili ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar atë.

Gjysma ime më e mirë ka ditëlindjen. Të pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty që nga momenti parë kur u njohëm dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si fryt i dashurisë sonë! Nuk ka njeri më perfekt dhe më human e shpirt sesa ti zemra ime, që çdo ditë më surprizon dhe më ngroh zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje, shoqe dhe motre. Jam i lumtur që jam i joti dhe që sot të dua më shume se dje dhe nesër do të të dua më shumë se sot! Më vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por me mendje dhe shpirt jam aty! Gëzuar ditëlindjen jeta lalit! U bëfsh më shumë vite se emri yt!”, shkruan Big Basta.

Reperi dhe Vesa kanë një djalë, Lian i cili erdhi në jetë një vit më parë.

big basta
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues