Ditëlindja, shfaqje pa maestro Agron Aliaj

Ditëlindja, shfaqje pa maestro Agron Aliaj
Balerinët e Teatrit të Operas dhe baletit do të ngjiten në skenë mbrëmjen e 30 tetorit në nder të krijimtarisë së mjeshtrit të baletit shqiptar Agron Aliaj.

 Mbrëmja gala do të mbahet me rastin e ditës kur Agron Aliaj ka lindur, 30 tetor, 1933. Kjo ditë përkujtohet nga balerinët me një shfaqje që maestro Aliaj e ka pasur shumë për zemër, ajo ka në qendër Shote dhe Azem Galicën.

Agron Alija u u nda nga jeta në majin e këtij viti, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte aksidentit të ndodhur fare pranë Teatrit të Operas, prej nga kishte dalë pas orëve të gjata të provave për shfaqjen “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”.

Tani, janë ata, nxënësit e tij, balerinët e skenës shqiptare që do të rikthejnë në skenë krijimtarinë e maestro Agron Aliajt, në shenjë falenderimi për njeriun që jetën ia kushtoi baletit.

(marrë nga Shqiptarja.com, 30 tetor)
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi