Ditëlindje mes Orkidesh për Majlinda Bregun

Ditëlindje mes Orkidesh për Majlinda Bregun
Për ministren e Integrimit Majlinda Bregu duket se e dita e dielë nuk ka qenë vetëm një ditë pushimi por edhe feste. Bregu ka festuar ditëlindjen e saj dhe gëzimin për urimet dhe dhuratat e marra gjatë asaj dite e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet në zyrën e saj e rrethuar nga buqeta lulesh, ku mbizotëronin Orkidetë. Përveç fotos ministria kishte vendosur edhe një dixhiturë në të cilën thuhej: “Kur ditëlindja të qëllon për ditë të diele, edhe e hëna nis bukur. Buqetat e luleve e orkidetë, që i kam kaq shumë qejf, po vazhdojnë të vijnë edhe sot, tashmë edhe në zyrë.

majlinda bregu ditelindje

Faleminderit miq! Ju të së dielës, të së hënës e të çdo dite timen.”-ka shkruar Majlinda Bregu në Facebook. Gjithashtu në faqen zyrtare të ministres ka patur mjaft urime për ditën e saj të lindjes.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)