KORÇË - Frigoriferi që mbahej në dhomën e Admir Tafilit, Gëzim Gurit dhe Fran Marashi, ishte vendi ku mbaheshin të fshehur dy pistoletat dhe dy automatik.
Pikërisht ky frigorifer që duket qartë në një foto të publikuar pak ditë më parë nga gazeta Shqiptarja.com, është kontrolluar nga gardianët e burgut të Drenovës, por nuk është konstatuar asnjë gjë e dyshimtë.
Sipas burimeve të prokurorisë për irroni të fatit ky frigorifer nuk është kontrolluar dhe me skaner, kjo për shkak se ditën kur mendohet se është futur në muajin gusht nuk ka pasur drita në burg.
Kjo mund të jetë vetëm një kooçidencë e rastësishme, por ajo që nuk mund të falet është se frigoriferi që është futur në dhomën e Tafilit, i është nënshtruar një kontrolli të reptë dhe se askush nuk ka konstatuar ndonjë modifikim të dyshimtë.
Paisja elektrike në të cilat ishin fshehur armët, ka shkuar me duart e gardianëve të burgut në dhomën, ku qëndronin tre të dënuarit për jetë, duke i dhënë kështu mundësinë e një revolte të armatosur brenda në burg dhe arratisjen e tyre.
Ndërkohë që sipas burimeve, tre bashkëpuntorët e këtij plani shtetasit Olsi Maçi, Albi Maçini dhe Altin Lami, kanë marrë një apartament me qëra në qytetin e Korçës, ku kanë ndjekur për tre muaj me rradhë të gjithë operacionin për arratisje.
Këta persona kanë krijuar kushtet e mjaftueshme për sigurimin e armëve dhe se tashmë, janë arrestuar nga policia e Shtetit, duke u vënë në përgjegjësi penale.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazeten Shqiptarja.com print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com