Ditës e Tokës, Koka nga Librazhdi: 
Për 1 vit mbollëm 2.5 milion fidanë

Ditës e Tokës, Koka nga Librazhdi: <br />Për 1 vit mbollëm 2.5 milion fidanë
“Është radha jonë që të udhëheqim”. Ky ka qenë slogani me të cilin Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u është drejtuar qytetarëve të Librazhdit ku ai ka prezantuar fillimin e punës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Gjatë fjalës së tijë ministri i mjedisit është shprehur se ka ardhur momenti që çdo qytetar të marrë fatin e tij në dorë dhe të kontribuojë për problematikat  për ruajtjen e tokës.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin edhe Deputeti i Qarkut, Taulant Balla dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Koka ka theksuar se toka ka qenë gjithmonë dhe është shumë bujare me të gjithë banorët e saj, por kanë qenë njerëzit që sipas tij në vetvete e kanë dëmtuar shumë rëndë atë.
Ministri Koka duke folur për investimet e qeverisë në këtë sektor, ka nënvizuar se është rasti i parë që pas 25 vitesh që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit kanë mbjellë rreth 2.5 milionë fidanë që në vitin e parë dhe tashmë është nisma ambicioze për të mbjellë 10 milionë fidanë në katër vjet.
koka

Deputeti Socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së tij falenderoi Ministrin Koka për vëmendjenqë po i kushton mjedisit dhe veçanërisht zonës së librazhdit ku dhe ndodhet pjesa më e madhe e zonave të mbrojtura sipas tij

Ndërsa, Drejtori i  Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura  (AKZM), Zamir Dedej,  u shpreh se vizioni dhe qëllimi i AKZM-së është kthimi në identitet i zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standarteve ndërkombëtare dhe eksperiencës së vendeve europiane.
“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) krijon premisa për akses më të lehtë dhe vizibilitet të administratave të zonave të mbrojtura, duke mundësuar aplikimin e drejtpërdrejtë dhe menaxhimin direkt të fondeve nga ky institucion. Nëpërmjet kësaj agjencie synohet gjithashtu promovimi i vlerave turistike, kulturore e gastronomike të vendit”, theksoi   Dedej
 
 
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit të Mjedisit, Lefter koka
 
“Kam  kënaqësinë që të ndaj me qytetarët e Librazhdit fillimin e punës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura  në krye të së cilës është Zamir Dedej një ndër ambjentalistët shqiptarë që ka dhënë kontributin e tij në vite. Janë caktuar tashmë edhe drejtorët rajonalë si dhe 220 punonjës të kualifikuar për të mundësuar që këto zona të mbrojtura t’i kthejmë sa më afër qytetarëve të konsideruara si vlera të shtuara të trojeve tona, të konsideruara si vlera të shtuara atraktive për turizimin, por edhe për ekonominë. Unë jam i bindur që përkushtimi i stafit do të jetë maksimal, por duhet të theksoj që maksimal duhet të jetë edhe përkushtimi i qytetarëve shqiptarë për të parandaluar dëmin në natyrë. Eshtë rasti i parë që pas 25 vitesh që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit kanë mbjellë rreth 2.5 milionë fidanë që në vitin e parë dhe tashmë është nisma ambicioze për të mbjellë 10 milionë fidanë në katër vjet. Por kjo nuk mbaron këtu pasi dëmet jane shumë të mëdha dhe rikuperimi nuk përfundon  në një ditë. Kërkohet një punë shumë intensive për t’u lënë brezave të ardhshëm këtë tokë ashtu sic do ta dëshironin”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën