Dita 2 e Nobel-it, çmimet e
Fizikës për Haroche e Wineland

Dita 2 e Nobel-it, çmimet e <br />Fizikës për Haroche e Wineland
Në ditën e dytë të ndarjes së çmimeve Nobel, çmimi i Fizikës shkon për francezin Serge Haroche dhe amerikanin David Wineland, për punën e tyre të kuantumeve optike.

Francezi Serge Haroche dhe Amerikani David Wineland morën çmimin Nobel 2012 të Fizikës, për ndërhyrjen e tyre dhe zhvillimin e metodës për observimin e grimcave të vogla të kuantumeve pa i shkatërruar ato.

Akademia Suedeze e Shkencës citoi dy shkencëtarët duke shprehur vlerësimin për arritjet e tyre në metodat eksperimentale të cilat mundësojnë matjen dhe manipulimin e sistemeve të kuantumeve individuale.

Haroche dhe Wineland, të dy 68 vjeç, punojnë në fushën e kuantumeve optike, e cila merret me bashkëveprimin midis dritës dhe materies.

"Metoda e tyre eksperimentale ka bërë të mundur që kërkimet në këtë fushë të avancojnë, duke hedhur një hap përpara në ndërtimin e një prototipi të ri super të shpejtë të kompjuterve të bazuar në kuantumet fizike," -u shpreh akademia.

"Puna kërkimore e shkencëtarëve ka bërë të mundur gjithashtu që të ndërtohet një orë tepër e saktë e cila në të ardhmen mund të vendosë bazat e një standardi të ri të orës."

Këtë vit ndarja e çmimeve Nobel, nisi gjatë ditës së hënë me çmimin e mjekësisë i cili shkoi për pionierët e qelizave të ndryshueshme, britanikun John Gurdon si dhe japonezin Shinya Yamanaka. Çdo çmim vlen 8 milion kron suedez, përafërsisht 1.2 milion dollarë.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të ndahet çmimi i Kimisë.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital