Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas

Ka ende hapësirë për diplomaci në konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se vetëm negociatat mund ta nxjerrin rajonin nga spirali i përshkallëzimit.

“Duhet të ketë hapësirë për diplomaci për të dalë nga cikli i përshkallëzimit. Luftërat përfundojnë me diplomaci. Vizioni ynë i përbashkët është stabiliteti në rajon, që konflikti të mos vazhdojë dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare”, tha Kallas para një videokonference me partnerët e Gjirit.

Sipas saj, situata është shqetësuese sepse konflikti rrezikon të zgjerohet edhe më tej në rajon.

“Irani po eksporton luftën, po përpiqet ta shtrijë atë në sa më shumë vende për të mbjellë kaos”, shtoi ajo.

Gjatë videokonferencës me vendet e Gjirit pritet të diskutohet edhe për mbështetjen që Bashkimi Europian mund t’i japë rajonit, ndërsa palët po negociojnë edhe një deklaratë të përbashkët.


Lajmi kryesor:

Franca, Italia dhe Greqia çojnë ndihmë ushtarake në Qipro! Cisterna amerikane goditet në brigjet e Kuvajtit, dronët iranianë shënjestrojnë aeroportin në Azerbajxhan