ANGLI - Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të mërkurën pesë nga ndeshjet e raundit të 29-të, duele të cilat u zhvilluan në mesjavë. Tri pikë siguruan Arsenali, Chelsea, Newcastle dhe West Hami, ndërsa Man. United u mposht në udhëtim, ndërsa u ndal edhe Man. City. 'Topçinjtë' e Arsenalit përfituan dhe me 67 pikë (dhe një ndeshje më shumë) mbeten në krye të renditjes, shtatë pikë më shumë se Man. City ndjekës. Ky raund në elitën e futbollit anglez mbyllet këtë mbrëmje me ndeshjen Tottenham - Crystal Palace (21:00).
Në stadiumin 'Amex', vendasit e Brighton u mposhtën 0-1 nga Arsenali. Skuadra e Mikel Artetas iu fal golit të Bukayo Saka në minutën e nëntë të ndeshjes për të marrë tri pikët në në ndeshje që në fund nuk prodhoi më shumë se një gol.
Në 'Etihad' Manchester City i Pep Guardiolës nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Nottinghamit. Semenyo shënoi golin e avantazhit për 'Qytetarët' që e mbyllën në epërsinë minimale pjesën e parë. Në nisje të fraksionit të dytë duhej Gibbs-White me një gol të mrekullueshëm për barazimin 1-1, por Man. City gjeti sërish epërsinë momentale me Rodrin në minutën e 62-të. Kur u duk se vendasit po e kontrollonin lojën, Nottinghami befasoi dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson në minutën e 76-të. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas 90 minutave.
Në 'Villa Park' të Birminghamit, vendasit e Aston Villas u përmbysën 1-4 nga Chelsea. Tre gola për miqtë u shënua nga Joao Pedro. Aston Villa kaloi në epërsi me Douglas Luiz pas vetëm disa sekondave lojë, por miqtë përmbysën ndeshjen brenda pjesës së parë me dy golat e Joao Pedros në minutat 35 dhe 45+6. Në fraksionin e dytë Cole Palmer shënoi golin e tretë për miqtë, para se Joao Pedro në minutën e 64-t të kompletonte tripletën personale dhe golin e katërt për 'Blutë e Londrës'. Me 48 pikë Chelsea mban vendin e pestë dhe gjen fitoren pas tre ndeshjeve 'jo'.
Dramë për Manchester United në 'St. James Park'. Vendasit e Newcastle fituan 2-1 edhe pse gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ramsey në minutën e 45+1. Shtesa e pjesës së parë prodhoi dy gola. Fillimisht Gordon u tregua i saktë nga 11 metërshi dhe kaloi Newcastle në epërsi në minutën 45+6, por po në shtesë Casemiro mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-1. Ndeshja më pas ishte spektakolare, por Newcastle e shënoi golin e fitores vetëm në minutën e 90-të me autor Will Osula i cili kishte vetëm pesë minuta në fushë. Përballë dy mbrojtësve rivalë, Osula lëshoi një goditje me të majtën dhe trajektorja e bukur e topit bëri që të ndalej në fundin e rrjetës.
Premier League, raundi 29-të:
E mërkurë, 4 mars 2026
Aston Villa 1-4 Chelsea
Brighton 0-1 Arsenal
Manchester City 2-2 Nottingham
Newcastle 2-1 Manchester United
Renditja:

Në stadiumin 'Amex', vendasit e Brighton u mposhtën 0-1 nga Arsenali. Skuadra e Mikel Artetas iu fal golit të Bukayo Saka në minutën e nëntë të ndeshjes për të marrë tri pikët në në ndeshje që në fund nuk prodhoi më shumë se një gol. Me 67 pikë Arsenali (një ndeshje më shumë) mbetet në krye të Premier League, i shkëputur nga ndjekësit e Cityt me shtatë pikë.
Komente

Go Gooners!
Përgjigju