TIRANË - Në ditën botërore të kujdesit ndaj zemrës ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se institucioni që ai drejton është i vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për të të të gjithë shqiptarët.
“Ministria e Shëndetësisë do të rrisë kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët. Mosha me e prekur nga sëmundjet e zemrës është mbi 60 vjeç”, tha Beqaj. Sipas tij, sëmundjet e zemrës janë më të përhapura në vend. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se, “parandalimi dhe diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve janë sfidat e mjekësisë moderne”.
Dita botërore për kujdesin ndaj zemrës po organizohet nga shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Berlin Chemie dhe Ëorld Heart Federadion. Shefi i kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Petrit Bara tha se sëmundjet e zemrës janë në rritje.
Sipas tij, “çdo ditë shtrohen të sëmurët me zemër. Kapaciteti i shtretërve edhe pse është i madh, më shumë se 60 nuk mjaftojnë në krahasim me numrin e të shtruarve. Në aktivitet bëhen ekzaminime falas: EKG matje tensioni, matje kolestrtoli matje glicemie.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com