Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar
Klosi:Paketa sociale i ndihmojë më tepër 

Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar<br />Klosi:Paketa sociale i ndihmojë më tepër 
Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zhvilloi aktivitetin pranë Universitetit të Sporteve, ku u shpërndanë 200 karroca.  Për herë të parë 200 personave me aftësi të kufizuar, iu dhuruan 200 karroca për të bërë të mundur levizjen e tyre dhe aksesueshmërinë e shërbimeve.

Karrocat u dhuruan nga Fondacioni I Katarit në Shqipëri. Gjatë këtij aktiviteti, Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi deklaroi se përditë po punohet për të ofruar sa më shumë shërbime për njerëzit me aftësi të vecantë. Por ai vuri theksin tek zbatueshmëria më e mirë e legjislacionit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

Në çdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo kategori. Gjithashtu po punohet për rritjen e aksesueshmërisë së çdo institucioni. Në të gjitha qëndrat e formimit profesional, po bëhet e mundur aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, për të mundësuar marrjen prej tyre të një zanati që do tju mundësojë futjen më shpejt në tregun e punës.
 
Në kuadër të kësaj dite, u realizua për herë të parë në Shqipëri edhe loja GOLD BOLL, me nxënësit  e Institutit të personave që nuk shikojnë. Në lojën e zhvilluar me një top të posacëm me zile, për personat me problem shikimi, ku u bë pjesë edhe Ministri Klosi. “ Rritja e mundësisë edhe për zhvillimin e aktiviteve sportive për personat me aftësi ndryshe, është një aspekt për të cilën po punohet gjithashtu për t”ju mundësuar më shumë aktivitet fizik “, deklaroi ministri Klosi.

[gallery]19993[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar