Dita botërore e diabetit, Beqaj: Mos
neglizhoni,diagnostikohuni, kurohuni

Dita botërore e diabetit, Beqaj: Mos<br />neglizhoni,diagnostikohuni, kurohuni
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos neglizhojnë port ë diagnostikohen dhe të kurohen për sëmundjen e diabetit.

Ky apel i Beqajt ka ardhur në ditën botërore të diabetit, ku nga qyteti i Fierit ka bërë të njohura përpjekjet dhe projektin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambasadës së Zvicres, pikërsiht për këtë këte simbolikë.

Beqaj është shprehur se të gjithë duhet të punojnë më fort për të ndërgjegjësuar qytetarët që të ndalen fillimisht tek mjeku i familjes, që është edhe stacioni i parë, që bën orientimin e duhur, dhe në këtë mënyrë shmangen radhët në spitale dhe rritet roli i mjekëve në qendra shëndetësore.
 
Ai është shprehur se ka të sëmurë që e dinë që janë me diabet e nuk kurohen, ka nga ata që kurohen por jo në mënyrën e duhur. Sipas tij nuk kanë pse të ndodhin të tilla fenomene, në një kohë që shërbimin nëpërmjet kartës së shëndetit ofron shumë lehtësira, e për më tepër askush nuk është i detyruar të paguajë për të kryer vizitat.
 
Beqja ka shtuar se i është mëshuar fort idesë së pajisjes së qytetarëve me kartat e shëndetit, pasi në këtë mënyrë shmangen burokracitë, ndërsa ka bërë me dije se deri tani janë shpërndarë rreth 500 mijë karta shëndeti.

Shefja e Zyrës Vendore të OBSH-së në Shqipëri foli për Ditën Botërore të Shëndetit 2016, të përqëndruar në luftimin e diabetit, një sëmundje të cilën OBSH-ja e parashikon se do të jetë shkaktari i shtatë i vdekjeve deri në vitin 2030. Me anë të publikimit të Raport të ri Global mbi Diabetin, OBSH përshkruan barrën dhe pasojat e diabetit dhe bën thirrje për sisteme të forta shëndetësore që të garantojnë përmirësimin e monitorimit, përmirësimin e parandalimit dhe menaxhimin më efektiv të sëmundjes.

Në aktivitet u prezantuan çanta me pajisje të reja të ofruara nga projekti me financim zviceran Shëndet për të Gjithë (HAP). Mjekët e familjes demonstruan pajisjet dhe procedurat që mund të pikasin dhe diagnostikojnë shpejt dhe lehtë sëmundjet jo -të transmetueshme të tilla si diabeti.

Dr. João Costa, Menaxher i Projektit HAP, inkurajoi mjekët e familjes të marrin pjesë në grupet e shkëmbimit më përvojës me kolegë dhe i falënderoi ata për punën e tyre të përkushtuar. "Dëshiroj t'i them ekipit shëndetësor vendas se e di sa të përkushtuar jeni në këtë detyrë. Ju lutem të mbeteni po kaq të përkushtuar, të vazhdoni të siguroni shërbim të mirë shëndetësor për komunitetet tuaja," u shpreh Dr. Costa.

 Në aktivitet, mjekët e familjes demonstruan matjen e glukozës në gjak me gleukometër dhe përdorimin e pajisjeve të tjera që mundësojnë zbulimin e hershëm dhe kontrollin e diabetit. Gjatë muajit mars 2016, Projekti Shëndet për të Gjithë siguroi 100 çanta mjekësore për mjekët e familjes në qarqet Dibër dhe Fier, me vlerë prej 50,000 euro.

Çantat përfshijnë instrumente të tilla si: glukometër, stetoskop për fëmijë dhe të rritur, puls oksimetër, çekiç neurologjik, kalendar shtatzanie, stetoskop fetal - shumë të rëndësishme për mjekët për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore. Edhe 130 çanta të tjera mjekësore do të shpërndahen së shpejti për mjekët e familjes në këto dy rajone.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit i kushtohej diabetit me temën "Mposhte diabetin".
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë