Dita Botërore e Diabetit, ja
këshillat për të “luftuar”sëmundjen

Dita Botërore e Diabetit, ja<br />këshillat për të “luftuar”sëmundjen
Sot është dita botërore e diabetit dhe në Shqipëri rreth 150 qytetarë të cilët janë të prekur. Që të shfaqet diabeti duhen të kombinohen dy faktorë, si trashëgimia dhe faktorët që rrisin rrezikun për tu bërë diabetikë. Moshën apo trashëgiminë ne nuk mund ti ndryshojmë por faktorët që rrisin rrezikun për tu bërë diabetikë, si mbipesha, obeziteti, duhanpirja, jeta sedentare, ushqyerja me shumë kalori etj, mund të bëhet shumë.

Diabeti është nga të paktat sëmundje që arrin të prekë e të dëmtojë heshturazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut, duke krijuar aksidente dramatike e tragjike,nëse ai nuk mbahet nën kontroll. Diabeti jep ndërlikime si në enët e vogla të gjakut, në kapilarët e arteriet shumë të vogla por jep edhe ndërlikime aterosklerotike në enët e mëdha të gjakut. Normalisht, pas ngrënies, pjesa më e madhe e ushqimit shndërrohet në glukozë(sheqer)i cili është burimi kryesor i energjisë për organizmin. Tek personat normalë apo pa diabet niveli i sheqerit në gjak qëndron brenda shifrave normale 70-120 mg/dl sepse pas ngrënies, Insulina çlirohet në sasinë dhe kohën e duhur duke mbajtur kështu sheqerin në shifrat normale.
 
Këshillat
Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerëzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll. Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës. Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore. Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta,zarzavate,etj. Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje ,duke u dyfishuar çdo 10 vjet.

Në botë sot numërohen 366 milion diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti. Sipas OBSH, Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. 80% e njerëzve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme në këto vende do të rritet me 80%. Në vendet e zhvilluara diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në mosha mbi 65 vjeç. ndërsa në vendet në zhvillim diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në moshat 45-64 vjeç,por vitet e fundit diabeti tip 2 po takohet më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar